Konsullata Shqiptare në Itali: 29 dhjetori data e fundit e tërheqjes së pasaportave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano me anë të një njoftimi zyrtar lajmëroi sot të gjithë qytetarët shqiptarë se dita e nesërme është data e fundit për të tërhequr pasaportat biometrike.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano njoftoi se në datat 30 dhe 31 dhjetor nuk mund të bëhet tërheqja e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit për arsye të inventarit vjetor.

Sipas konsullatës, data e fundit të tërheqjes së pasaportave është dita e nesërme ndërsa shërbimi rifillon rregullisht në datën 4 janar 2021./ATSH/

Share This Article