Konsumatorët britanikë shpenzojnë më shumë, rritje pavarësisht inflacionit të lartë në vend

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shitjet me pakicë në Britani u rritën me më shumë se sa pritej muajin e kaluar dhe vëllimet gjatë tre muajve deri në prill u rritën më së shumti që nga mesi i vitit 2021. Kjo konfirmohet nga publikimi i shifrave zyrtare që treguan elasticitet në shpenzimet konsumatore pavarësisht rritjes së inflacionit.

Sipas të dhënave të Zyrës për Statistikat Kombëtare, vëllimet e shitjeve në prill u rritën me 0.5% nga marsi kur ranë me 1.2% pasi reshjet e dendura të shiut, detyruan britanikët të qëndronin më shumë në shtëpi.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar se vëllimet do të rriteshin me 0.3% në muaj. Në periudhën shkurt-prill, shitjet u rritën me 0.8% nga tre muajt e mëparshëm, rritja më e madhe e tillë që nga tre muajt deri në gusht 2021.

Megjithatë, vëllimet e shitjeve me pakicë në prill ishin 3% më të ulëta se një vit më parë, një rënie më e madhe se sa ishte parashikuar në sondazhin e Reuters. Shitjet e ushqimeve ranë me 2.7% vjetore, duke theksuar se si kriza e kostos së jetesës po ndikon në shpenzimet e familjeve, megjithëse rënia e shitjeve të ushqimeve ishte më pak e mprehtë se në muajt e mëparshëm.

Ekspertët në vend konfirmojnë se shitjet me pakicë u rritën, me argjendaritë, shitësit e artikujve sportivë dhe dyqanet e mallrave që regjistruan një muaj pozitiv për sa i përket fitimeve të mbledhura. Por në të njëjtën kohë, pavarësisht cmimeve të larta të produkteve ushqimore, supermarketet gjithashtu u rikuperuan nga rënia në mars. Rritja e inflacionit në Britani ka goditur fuqinë shpenzuese të konsumatorëve.

Megjithëse ritmi i rritjes së çmimeve u ngadalësua në 8.7% në prill nga 10.1% në mars, sipas të dhënave të publikuara në fillim të kësaj jave, rënia ishte më e vogël se sa pritej. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha se kishte frikë se inflacioni mund të rezultonte “i lartë dhe i qëndrueshëm ” në muajt në vijim.

Dorina Kurtaj / SCAN

Share This Article