Konsumi i alkoolit dobëson gjithmonë trurin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konsumi i alkoolit, në çfarëdolloj sasie, shkakton zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri të trurit dhe ndikon tek kujtesa.

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit në të cilin morën pjesë 25 mijë vetë rezultoi se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel i “sigurt” i konsumit të alkoolit.

Konsumi i alkoolit dobëson edhe performancën e kujtesës

“Sa më shumë alkool të konsumojmë, aq më shumë zvogëlohet vëllimi i lëndës gri të trurit” – tha Anya Topiwala, kërkuese klinike me shumë përvojë dhe njëkohësisht autore kryesore e studimit.

Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet. Në të njëjtën kohë ulet edhe pragu i rezervimit; ndoshta ndjen një lloj qetësie të këndshme.

Symbolbild Alkoholismus

Por teprimi mund të shkaktojë dehje deri në humbjen e vetëdijes.Veçanërisht rëndë është treguar kjo në konsumin e tepruar deri në gjendje kome tek të rinjtë. Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta.

“Zvogëlimi i vëllimit të trurit çon rrjedhimisht edhe në një performancë më të dobët të kujtesës” – shpjegoi ajo.

Share This Article