ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën 14 hours ago
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim 16 hours ago
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja 16 hours ago
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 16 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Konsumi i popullatës nuk rimëkëmbet pas pandemisë

albnews by albnews
30 June, 2021
in Albania, Technologji
0
Konsumi i popullatës nuk rimëkëmbet pas pandemisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Konsumi i popullatës shfaqi dobësi në tremujorin e parë të vitit 2021 edhe pse vendi po kalonte valën e dytë të pandemisë, pa masa kufizuese në lëvizje përgjatë ditës.

Sipas përllogaritjeve të INSTAT gjatë janar-mars 2021 konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 1.49 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit.

RelatedPosts

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Vjet në tremujorin e parë edhe pse nën efektet negative të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë në 20 ditët e fundit të marsit, treguesi shënoi rritje me 1.78%. Më pas në tremujorin e dytë dhe tretë si pasojë e kufizimeve në lëvizje prej masave anti-Covid konsumi shënoi rënie përkatësisht me 8.4 dhe 3.3 %.

Konsumi i individëve po rimëkëmbët me ngadalë sesa aktiviteti i bizneseve. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se ekonomia shqiptare u rrit me 5,53% në tremujorin e parë të vitit.

Organizmat ndërkombëtare të ekonomisë parashikonin rritje të shpejtë të konsumit pas heqjes së masave kufizuese, me idenë se njerëzit do të blinin si zakonisht plus blerjet e munguara gjatë karantinës. Por deri më tani kjo tendencë nuk është reflektuar. Pandemia ka rritur pasiguritë duke i bërë më skeptike konsumatorët të cilët prej më shumë se një viti i kanë përqendruar blerjet vetëm në artikujt e domosdoshëm.

Tregtia me pakicë që është treguesi kryesor i konsumit të popullatës në tremujorin e parë të vitit 2021 shfaqi dobësi në shitjen e ushqimeve. Shitjet në këtë grup shënuan rënie me 3.5 për qind në krahasim me janar-mars 2020, duke reflektuar dobësitë në rritjen e konsumit pasi më shumë se 44 për qind e shpenzimeve të familjeve janë të përqendruar tek artikujt ushqimore.

Artikujt jo ushqimore dhe karburantet pësuan rritje përkatësisht me 3,5 dhe 11 për qind, por ato kanë një peshë më të ulët në konsumin e përgjithshëm të popullatës.

Në rritje dyshifrore ishte konsumi i produkteve farmaceutike, teksa pandemia shënoi një tjetër valë të fortë në shkurt-mars.

Vitet e fundit konsumi final i popullatës po ndikohet negativisht edhe nga faktori demografik. Çdo vit emigrojnë nga vendi mijëra persona, mungesa e të cilëve reflektohet menjëherë ne tregti dhe konsum. Vit pas viti qindra njësi të tregtisë me pakicë në qarqet e vendit mbyllen për shkak të pakësimit të banorëve.

Rënia e konsumit rrezikon më së shumti bizneset në sektorin e tregtisë. Ky sektor ka ardhur në tkurrje vitet e fundit. Përgjatë dekadës pesha e tregtisë në prodhimin e Brendshëm Bruto ka rënë me 1 pikë përqindje.

Përgjatë vitit të fundit konsumi i popullatës ka ndryshuar sjellje duke u përshtatur me situatën. Gjate periudhës së pandemisë, blerjet janë përnderuar tek ushqimet, shërbimet shëndetësore dhe medikamentet dhe pajisje teknologjike që siguronin punën dhe komunikimin në distancë.

Në tre dekadat e fundit konsumi ka qenë motori i rritjes ekonomikë në vend. Kalimi nga një ekonomi e centralizuar me cikël të mbyllur drejt ekonomisë së tregut e çoi modelin ekonomik të vendit nga prodhimi tek konsumi. Konsumi është ushqyer veç burimeve të brendshme nga remitancat.

Gjatë dekadës së fundit ritmet e rritjes vjetore të konsumit u përgjysmuan në 2-3 për qind, teksa ky tregues ishte më shumë se 6% për qind para krizës financiare globale.

Para krizës financiare ndërkombëtare konsumi është ushqyer nga një rritje agresive e pagave dhe pensioneve në sektorin publik dhe rritjes së remitancave.

Pas krizës globale, politikat fiskale që stimulojnë konsumin kanë qenë të moderuara dhe janë përqendruar në administrimin e stabilitetit fiskal./monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

6 October, 2025
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

6 October, 2025
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

6 October, 2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result