Ideja e vlogeres së ushqimit Emma Amit për të ngrënë një gaforre shumë toksike në Filipine përfundoi tragjikisht, me 51-vjeçaren që pësoi helmim nga ushqimi dhe ndërroi jetë në vendin aziatik.
Amit konsumoi gaforre helmuese në shtëpinë e saj në provincën Palawan dhe ndërroi jetë dy ditë më vonë.
Videoja virale në rrjet e tregon 51-vjeçaren me miqtë e saj duke peshkuar butak dhe gaforre më 4 shkurt, ndërsa ajo shijon disa kafshata prej gaforres, ndërsa gatuan ushqimet e detit në një tenxhere të madhe të mbushur me qumësht kokosi.
Amit u sëmur rëndë të nesërmen, teksa kokteji i fuqishëm i neurotoksinave i përmbyti qarkullimin e gjakut, me fqinjët që përshkruanin se kishte pasur konvulsione ndërsa u dërgua në një qendër shëndetësore lokale. Gjendja e saj më pas u përkeqësua dhe u dërgua në spital, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdiq më 6 shkurt.
Sipas kryetarit të fshatit ku jetonte 51-vjeçarja, “ajo dhe burri i saj ishin të dy peshkatarë.
Ata jetojnë pranë detit, kështu që sipas tij kanë pasur informacione për ‘gaforren djall’ që është e rrezikshme për t’u ngrënë. “Atëherë, pse e hëngri ajo? Kjo është ajo që më konfuzon”, u tha ai mediave.
“Gaforret djall”, të njohura edhe si gaforre toksike të shkëmbinjve nënujorë, janë një specie gaforreje që jeton në shkëmbinjtë nënujorë koralorë të rajonit Indo-Paqësor. Guaska dhe mishi i tyre përmbajnë toksina të fuqishme (tetrodotoksinë dhe saxitoxinë), të cilat mbeten edhe pas orësh gatimi. Këto gaforre zakonisht janë me ngjyrë kafe në të kuqërremtë të errët ose krem me një model të habitshëm njollash të kuqe ose kafe.

