Konsumoi kokainë para fluturimit, pushohet nga puna piloti britanik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pilot i British Airways konsumoi kokainë nga gjoksi i një gruaje që ishte topless teksa po festonte në një klub në Afrikën e Jugut, disa orë para fluturimit të tij të planifikuar për në Londër

Një pilot i British Airways konsumoi kokainë nga gjoksi i një gruaje topless teksa po festonte në një klub në Afrikën e Jugut, disa orë para fluturimit të tij të planifikuar për në Londër.

Mike Beaton, baba i martuar i një fëmije, kishte një ditë pushimi në Johannesburg përpara fluturimit të planifikuar në Londër katër javë më parë. Sipas një raporti të tabloidit britanik The Sun, ai e kaloi natën e tij me disa femra duke pirë alkool dhe duke konsumuar drogë.

Beaton u pezullua dhe u kthye në shtëpi të nesërmen, Në aeroport ai iu nënshtrua një testi droge, në të cilin rezultoi pozitiv dhe më pas u pushua nga puna. Sipas The Sun, incidenti është cilësuar një tronditje për kompaninë ajrore.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, linja ajrore u detyruar të vononte fluturimin për në Londër për 24 orë teksa po përpiqeshin të gjenin një zëvendësues. Kjo gjë kompanisë ajrore i kushtoi 10 mijë paund.

Share This Article