Konsumuan karamele me kanabis dhe u paraqitën me urgjencë në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e 3 motrave në Korçë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

3 motra të moshave 3,7 dhe 11 vjeç janë paraqitur një ditë më parë në gjendje të rëndë shëndetësore në repartin e pediatrisë të Spitalit rajonal të Korçës.

Sipas përgjegjësit të këtij reparti, Robert Rado, falë ndërhyrjes mjekësore, gjendja e Motrave 7 dhe 11 vjeçare është e përmirësuar, ndërsa vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e vajzës 3 vjeçare, e cila për shumë orë ka qenë e intubuar.

Mjeku pediatër tha se e gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të konsumimit të karameleve me substanca narkotike të llojit kanabis, e cila ndodh për herë të parë me mosha të tilla në Korçë.

Policia është duke hetuar rastin për të mësuar se ku i kanë gjetur karamelet me substance narkotike të treja motrat, ndërsa po kqyr edhe kamerat e sigurisë në bizneset e lagjes nr. 16 për të parë në qoftë se i kanë gjetur në kazanin e plehrave apo diku tjetër. 

Share This Article