Kontakt i rrallë SHBA-Rusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrat e Mbrojtjes së Amerikës dhe Rusisë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me njëri-tjetrin, gjë e rrallë kjo mes dy vendeve që nga nisja e konfliktit në Ukrainë.

Lajmi i bisedës mes Lloyd Austin dhe Sergei Shoiku është konfirmuar nga të dyja palët, duke shtuar se është diskutuar për situatën në Ukrainë.

Kjo është hera e parë që ministrat e Mbrojtjes kanë folur me njëri-tjetrin që nga 13 maji.

Përpara disa ditësh, Vladimir Putin përjashtoi mundësinë e takimit me Presidentin amerikan, Joe Biden: “Duhet ta pyesni atë nëse ai është gati për bisedime. Unë nuk shoh nevojë për bisedime me të për t’ju thënë të vërtetën. Nuk ka ende një platformë për bisedime”.

Share This Article