Kontingjenti ushtarak shqiptar niset me mision në Afganistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër kontingjent i Policisë Ushtarake është nisur mision në Camp Arena në Herat të Afganistanit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka uruar ushtarakëve mision të mbarë, ndërsa thekson se Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës.

“Kontingjenti i radhës që sapo përcollëm do të zëvendësojë kolegët e tyre të Policisë Ushtarake për të shërbyer në Camp Arena në Herat, në misionin Resolute Support. Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren”, shprehet ministri./ATSH/

Share This Article