“Kontrabanda e naftës bën kërdinë”, Salianji për rritjen e çmimit: Qeveria ka krijuar puse pasurimi për një grusht njerëzish!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë Rama për situatën me naftën, duke u shprehur se kontrabandën me naftën po bën kërdinë.

Salianji shprehet se çmimi i naftës po kapërcen kufijtë e 200 lek për litër, duke rënduar xhepat e qytetarëve dhe duke dëmtuar ekonominë e biznesit dhe familjeve.

Deputeti i PD gjithashtu akuzon qeverinë se ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish.

REAGIMI:

Kontrabanda e naftës bën kërdinë, madje dhe nga vende nën embargo si Libia, ndërkohë që fitimi i kompanive të tregtimit të karburanteve ka arritur majat me përkëdheljen e oligarkëve dhe ndarjen e përfitimeve me ta!

Çmimi i naftës po kapërcen kufijtë e 200 lek për litër duke rënduar xhepat e qytetarëve dhe duke dëmtuar ekonominë e biznesit dhe familjeve, qeveria ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish dhe kujdeset pêr ta, asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë dhe thuajse zero kontrolle!

Duhet ndryshim!

Share This Article