Kontroll i rreptë në aeroport: Pasagjerit nga Londra i konfiskohen mjete monetare mbi kufirin e lejuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka zhvilluar kontrolle të detajuara ndaj pasagjerëve të fluturimit Londër–Prishtinë, në kuadër të planit operativ për parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore.

Gjatë kontrolleve, një pasagjeri iu gjetën mjete monetare mbi sasinë e lejuar. Ai mbante 9,500 funta britanike (11,033 euro), ndërsa sipas procedurave ligjore, 25% e shumës iu konfiskua nga autoritetet.

Policia Kufitare ka bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, si masë parandaluese për ruajtjen e sigurisë dhe respektimin e ligjit në pikat kufitare.

Share This Article