Kontroll në një objekt në Gostivar, policia ndalon shtatë shtetase të huaja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia mbrëmë ka kryer kontroll në një objekt hotelerie në fshatin Dobridol të Gostivarit, ku janë gjetur shtatë shtetase të huaja të cilët kanë keqpërdorur qëllimin e qëndrimit turistik në vend.

Vajzat ishin të moshës nga 22 deri në 34 vjeç, duke përfshirë pesë nga Brazili dhe nga një nga Kolumbia dhe Venezuela.

Nga MPB bëjnë të ditur se shtetaset e huaj janë ndaluar dhe janë mbajtur në komisariat për veprime të mëtejshme.

Share This Article