Kontrolli i FBI në shtëpinë e Trump, rritet presioni mbi drejtësinë, ish-presidenti: Sulm i koordinuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti Donald Trump nuk ka të ndalur me akuzat, pasi FBI kontrolloi një ditë më parë banesën e tij në Mar-a-Lago. “Ky është një sulm i koordinuar i të majtës radikale të demokratëve dhe autoriteteve gjyqësore”, u shpreh Trump.

Sipas ish-presidentit, ajo që ka ndodhur është e tmerrshme dhe e ngjashme me vendet e botës së tretë, në një republikë bananesh. “Kjo është më keq se vijimi i hetimeve për Rusinë, impeachment apo raporti Muller”, shton Trump.

Trump shkon dhe më tej duke thënë se presidenti Joe Biden ishte në dijeni të gjithçkaje.

Menjëherë vjen dhe reagimi i Shtëpisë së Bardhë për deklaratat e ish-presidentit.

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre u shpreh në një konferencë të shkurtër për shtyp se presidenti Biden nuk ka qenë i informuar për operacionin e FBI në rezidencën e Donald Trump në Florida. Sipas saj, Departamenti i Drejtësisë i ndjek hetimet e tij në mënyrë autonome.

Por bastisja e banesës së Trump ka sjell reagime të shumta dhe në radhët e republikanëve dhe qytetarëve që i mbështesin ata. Ministri i Drejtësisë, Merrick Garland dhe kreu i FBI, , Christopher Wray janë venë në qendër të kritikave për atë që ka ndodhur.

Kreu i republikanëve në Senat, Mitch McConnell kërkon një shpjegim të qartë dhe të shpejtë prej tyre se kush ishin motivet e këtij veprimi të paprecedentë ndaj një ish-presidenti, i cili ka shprehur hapur qëllimin e tij për të rikandiduar.

Share This Article