Konyaspor ”fluturon” me shqiptarët, dy gola Cikalleshi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sokol Cikalleshi po shkëlqen në Superligën turke, pasi edhe këtë herë ishte protagonist me dy gola.

Bomberi nga Kavaja përmbysi Kajserisporin, teksa pjesa e parë ishte mbyllur në rezultatin 2-1. Dy gola në 10 minuta për Cikalleshin bënë që shqiptari të vlerësohej si më i miri në fushën e blertë.

Meritë kishte dhe Endri Çekiçi, i cili edhe pse u fut në fushë në minutën e 60, dhuroi asist për golin e fitores. Aktualisht, skuadra e Koniasporit renditet në vendin e dytë, me 55 pikë, 5 më shumë se Fenerbahçe e vendit të tretë.

Share This Article