ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 3 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 3 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 4 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 10 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Koprraci” i Ferizajt hapi Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Kajro

albnews by albnews
18 September, 2019
in Kosova
0
“Koprraci” i Ferizajt hapi Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Kajro
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shfaqja “Koprraci” e Teatrit “Adriana” të Ferizajt, me regji të Elmaze Nurës, e hapi edicionin e 26-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental, që ka nisur më 11 shtator dhe mbyllet më 19 shtator 2019, në kryeqytetin e Egjipti, Kajro.

Shfaqja ferizajase ka pasur dy prezantime në këtë festival, më 11 dhe 12 shtator.

Për shfaqjen kosovare u dhanë vlerësime të larta nga kritikët e teatrit, për regjinë, lojën, skenografinë, muzikën etj.

RelatedPosts

Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht

Ankesa për Serbinë, kryenegociatori Bislimi: Nuk po pranojnë ndihmat për shqiptarët

Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

Publiku që kishte mbushur sallën e Teatrit në qendër të Kajros, e ka pritur me duartrokitje lojën e aktorëve kosovarë. Në artikujt e publikuar pas dhënies së shfaqjes, “Koprraci” është cilësuar si një ndër shfaqjen mbresëlënëse të edicionit të sivjetmë.

Drejtuesi i Festivalit, Sameh Mahran, u shpreh me fjalë pozitive për prezantimin e Kosovës. Ai theksoi se kjo shfaqje solli vlera në CIFCET, me të gjitha elementët e saj.

Regjisorja Elmaze Nura falënderoi Teatrin dhe Komunën e Ferizajt për mbështetjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme artistike. “Ishte një prezantim dinjitoz me “Koprracin”, një punë shumë e madhe, që u shpërblye me pritjen që na e bënë në Kajro”, ka thënë Nura.

Bashkë me ekipin e Teatrit ishte edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Ferizajt, Xhemile Murati – Shabani. Ajo u shpreh e impresionuar nga Festivali dhe paraqitja e suksesshme e trupës, duke potencuar se artistët duhet të mbështeten sidomos në ngjarje të këtyre përmasave botërore.

Pjesëmarrja e Teatrit ‘Ardiana” në Festivalin e Kajros është paraqitja e parë e këtij teatri para një audience të tillë ndërkombëtare, ndërsa është mundësuar nga Komuna e Ferizajt.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Milot Salihu, Uratë Shabani, Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli.

Skenografia ishte nga Zeni Ballazhi, kostumet Alma Krasniqi, muzika Gëzim Hasani dhe ndriçimi nga Hajrullah Elezi.

Kjo është hera e dytë për regjisoren Nura që merr pjesë në një festival të këtij niveli të lartë, ku janë prezantuar emrat më të mëdhenj botërorë të teatrit. Ajo është prezantuar në CIFCET në vitin 2003 me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result