‘Kopsitet’ Inceneratori i Elbasanit! SPAK me 3 akuza për Ahmetajn

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin ArbenAhmetaj në lidhje me një fraksionin e inceneratorin e Elbasanit. Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza “ korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mos deklarim pasurie”.

Mbyllja e hetimeve iu komunikua edhe bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxhës dhe ish-bashkëshortes së tij Albina Mançka, si dhe shtetasve Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj. Të dyja si Hoxha dhe Mançka akuzohen për veprat penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.

Kjo dosje doli si fraksion më vete për procedimin mëmë të inceneratorit të Elbasanit, ndërsa personat e lartpërmendur akuzohen për një sërë veprash penale.

Ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka.

Share This Article