Korça përfshihet nga bora, probleme me energjinë në disa njësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshje të dendura bore kanë përfshirë qarkun e Korçës në orët e vona të mbrëmjes, të cilat vijuan me intensitet deri në mëngjesin e së dielës.

Në disa zona malore si ajo e Dardhës dhe Voskopojës trashësia e borës ka arritur deri në 30 cm.

Akset nacionale janë të hapura, por në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Qafë Qarri dhe në drejtim të Dardhës duhet kujdes i shtuar dhe shpejtësi e reduktuar. Gjithashtu, policia iu kërkon drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimri ose zinxhirë.

Raportohet për disa fshatra pa energji në njësitë administrative të Maliqit. Njësia administrative e Vithkuqit prej orëve të para të mëngjesit vuan nga mungesa e energjisë elektrike.

Punonjës të OSSHE bëjnë me dije se kjo vjen për shkak të rrjetit të amortizuar dhe erës së fortë. Momentalisht trashësia e dëborës në Vithkuq ka shkuar deri në 35 CM ndërkohë në Shtyllë në mbi 50 cm.

Share This Article