Rajoni i Korçës është përfshirë nga një i ftohtë i acartë me temperatura që shkojnë disa gradë nën zero, ndërsa nuk kanë munguar as reshjet e dendura të dëborës.
Në fshatin Shtyllë, siç shihet edhe në pamjet e dërguara nga gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër, ndërsa pavarësisht tentativës së banorëve për të hapur rrugën, gjithçka ka qenë e pamundur.
E njëjta situatë raportohet edhe në fshatin Panarit, i cili vazhdon të jetë i izoluar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave në rrugë.