“Korçë- Kapshticë”, aksident tragjik, humb jetën një shtetase, plagosen 7 të tjerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor “Korçë- Kapshticë”, në afërsi të fshatit Cangonj, ku nga përplasja e 2 automjeteve është regjistruar një viktimë dhe 7 të plagosur.

Pas aksidentit të dëmtuarit janë transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, por shtetësja me inicialet M. M., e moshës 50 vjeçe banuese në fshatin Eçmenik, Devoll, ka humbur jetën.

 “Në aksin rrugor “Korçë- Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article