Korçë/ Shpërndanin kanabis e kokainë, posedonin armë e municion luftarak, arrestohen 2 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi akuzohen për shpërndarje kanabisi e kokaine në qytet, posedim armësh zjarri e municion luftarak.

Pas një hetimi 5-mujor, policia ka kapur në flagrancë 22-vjeçarin M.P., dhe 32-vjeçarin Gj. R, pasi shpërndanin lëndë narkotike, posedonin armë zjarri e municion pa leje, ndërsa në banesën e përbashkët iu gjet kanabis i kultivuar në gota plastike.

Policia ka sekuestruar 1 pistoletë; 2 krehra të armës së zjarrit; një sasi municioni luftarak; fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led; 363.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 peshore elektronike me mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe një sasi lekësh që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari.

Share This Article