Kordinatori i OKB-së: Sistemi shëndetësor shqiptar ka bërë përparim të konsiderueshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tetori Rozë është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për të rritur ndërgjegjësimin se beteja me këtë sëmundje mund të fitohet.

OKB në Shqipëri i është bashkuar kësaj fushate ndërgjegjësimi.

Kordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams dje gjatë marshimit sensibilizues në Tiranë tha se, kanceri i gjirit po bëhet një nga kërcënimet më të rëndësishme të jetës së grave.

“Gjatë viteve të fundit, sistemi shëndetësor shqiptar ka bërë përparim të konsiderueshëm në përmirësimin e kapaciteteve të tij për të adresuar nevojat në rritje në këtë fushë, si dhe në përmirësimin e njohurive dhe vetëdijes së grave për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës”, tha ai.

“Agjencitë e OKB kanë ofruar mbështetje dhe kanë punuar në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë. Qindra ofrues të kujdesit shëndetësor parësor dhe specialistë janë trajnuar në zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm. Më shumë teknologji janë në dispozicion dhe qasja ndaj sëmundjes është përmirësuar. Gjithnjë e më shumë gra janë duke kërkuar ekzaminim të kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës dhe termi duket se nuk është aq i stigmatizuar si më parë. Ndërgjegjësimi i rritur i grave shqiptare për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës rrit përgjegjësinë e sistemit shëndetësor shqiptar për të ofruar shërbime me cilësi të mirë për to në të gjitha nivelet e sistemit”, u shpreh Williams./ATSH/

Share This Article