Korea Jugut mbyll përsëri shkollat pasi nxënësit u infektuan nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkollat në qytetin e Koresë së Jugut u mbyllën përsëri pasi dy nxënës u testuan pozitivisht me koronavirus. 

Dhjetëra shkolla në qytetin Incheon, në perëndim të Seulit, janë mbyllur në ditën e parë të rihapjes së shkollave që nga shpërthimi virusit pasi dy student u infektuan me Covid-19. Shkollat që lidhen drejtpërdrejt me dy studentët tashmë të konfirmuar  kishin anuluar klasat që të mërkurën, por 66 shkollat e tjera në qytetin Incheon u hapën dhe u mbyllën brenda 2 orëve si një masë paraprake derisa të përfundojë gjurmimi i kontaktit.

Të dy studentët kishin qenë në një lokal karaokje ku kishin qenë edhe studentë të tjerë të infektuar më parë. Këto raste besohet të kenë lidhje me infeksionin e fundit në klubin e natës të Itaewon. Deri më tani, janë raportuar 196 raste gjithsej që lidhen me grupin që ndodhej në klubin e natës në qytetin Itaewon.

Datat e rihapjes për këto shkolla nuk është njoftuar ende.  CNN

Share This Article