Koreja e Jugut prezanton avionin e saj luftarak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas rreth katër vitesh zhvillimi, Koreja e Jugut ka prezantuar një prototip avioni të ri luftarak të prodhuar në vend.

“Qëllimi është të dorëzojmë 40 avionë nën emrin KF-21 Boramae deri në vitin 2028 dhe 120 avionë deri në vitin 2032”, tha presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In.

Ai sqaroi se prodhimi do të fillonte sapo të përfundonin fluturimet provë.

Sipas Industrisë koreane të Hapësirës Ajrore (KAI), fluturimi i parë provë është planifikuar për vitin e ardhshëm.

KAI e filloi zhvillimin e avionit në dhjetor 2015 dhe mori mbështetje nga partneri i saj amerikan, kontraktori i Mbrojtjes Lockheed Martin.

Forcat ajrore të Koresë së Jugut dëshirojnë që avioni i ri të zëvendësojë avionët luftarakë të vjetër F-4 dhe F-5, ndër të tjera.

Koreja e Jugut gjithashtu shpreson të jetë në gjendje edhe ta eksportojë avionin e ri.

Share This Article