Koreja e Veriut do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Malajzin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja e Veriut ka thënë se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Malajzinë lidhur me vendimin e kësaj të fundit për të ekstraduar një shtetas të Koresë së Veriut, i akuzuar për pastrim parash, në Shtetet e Bashkuara, njofton Independent.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut shtoi se akuzat nga SHBA-ja për pastrim parash kundër shtetasit të Koresë së Veriut ishin një “trillim absurd dhe komplot i pastër” i orkestruar nga “armiku kryesor i shtetit tonë”.

Gjykata e Lartë e Malajzisë këtë muaj hodhi poshtë pretendimet e personit të arrestuar, Mun Chol Myong, se akuza e SHBA-ve ishte e motivuar politikisht dhe vendosi që ai të ekstradohej.

Mun u arrestua në maj të vitit 2019 pasi Shtetet e Bashkuara kërkuan ekstradimin e tij, duke e akuzuar atë për pastrim parash përmes kompanive të tij dhe shkelje të sanksioneve ndërkombëtare duke ndihmuar në transportimin e mallrave të ndaluara nga Singapori në Korenë e Veriut. Ai u shpërngul në Malajzi nga Singapori në vitin 2008

Share This Article