Koreja e Veriut fiton 2 miliardë dollarë nga sulmet kibernetike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja e Veriut ka përvetësuar rreth 2 miliardë dollarë për financimin e programit të armatimit bërthamor, në sajë të sulmeve kibernetike kundër bankave dhe platformave të monedhave virtuale, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara të konsultuar nga media.

OKB-ja po heton për të paktën 35 sulme të raportuara, shumica e rasteve janë kryer nën drejtimin e shërbimeve sekrete koreano-veriore.

Sulmet në shkallë të gjerë kanë në shënjestër shkëmbimet e monedhave virtuale, që i mundësojnë Koresë së Veriut përvetësimin e të ardhurave, një formë përfitimi shumë më e vështirë për t’u gjurmuar sesa sektori tradicional bankar.

Share This Article