Koreja e Veriut ka lëshuar 260 balona me mbeturina në Korenë e Jugut, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë banorët të mos dalin jashtë.
Edhe ushtria paralajmëroi qytetarët që të mos i prekin balonat dhe qeset plastike, pasi ato përmbajnë mbetje toksike. Balonat janë gjetur në tetë nga nëntë provincat e Koresë së Jugut dhe janë duke u analizuar.
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë përdorur balona për fushatat e tyre propagandistike që nga Lufta Koreane në vitet 1950.
Incidenti i fundit vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut kërcënoi atë të Jugut për shpërndarjen e shpeshtë të fletëpalosjeve dhe mbeturinave të tjera.
Banorët pranë kufirit në veri të Seulit morën mesazhe paralajmëruese nga autoritetet për të shmangur aktivitetet jashtë dhe për të raportuar çdo objekt të dyshimtë. Fotot tregojnë balonat e lidhura me qese që mbajë mbeturinat. Ushtria e Koresë së Jugut dënoi aktin si një “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar”.