Koreja e Veriut kërcënon Këshillin e Sigurimit të OKB-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja e Veriut e ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër kritikimit të programit raketor të saj. Në deklaratën e Koresë së Veriut të publikuar të dielën, janë përfshirë kërcënime të paspecifikuara ndaj organit ndërkombëtar, raporton AP.

Gjatë takimit emergjent të Këshillit të Sigurimit të premten, që u mbajt me dyer të mbyllura, Franca qarkulloi një deklaratë të propozuar ku shprehet shqetësimi lidhur me lëshimet e raketave nga Koreja e Veriut dhe ku i bëhet thirrje asaj që të respektojë plotësisht rezolutat e këshillit që ia ndalojnë asaj lansimin e raketave balistike.

Të dielën, Jo Chol Su, zytar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Kores së Veriut, paralajmëroi Këshillimin e Sigurimit se “më mirë është të mendonte se çfarë pasojash do të sillte në të ardhmen në rast se përpiqet të shkelë sovranitetin” e Koresë së Veriut.

Jo po ashtu ka akuzuar OKB-në për standarde të dyfishta, pasi nuk trajton barabartë testet e ngjashme të armëve që kryen SHBA-ja dhe aleatët e saj, thuhet në deklaratën e shpërndarë nëpër mediumet shtetërore të Koresë së Veriut.

Pas gjashtë muajve, Koreja e Veriut i është kthyer testimeve raketore në shtator, duke lansuar raketa të reja që janë në gjendje të mbajnë armë nukleare.

Share This Article