Koreja e Veriut konfirmon rastet e para zyrtare me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja e Veriut ka konfirmuar rastet zyrtare me Covid-19 dhe autoritetet vendase kanë urdhëruar vendosjen e rreptë të masave kufizuese.

Mediat shtetërore kanë raportuar për një shpërthim të mutacionit Omicron në kryeqytetin Penian, por ende nuk është deklaruar numri i rasteve.

Sipas KCNA, lideri suprem Kim Jong Un ishte zotuar se vala e Covid-19 do të zhdukej nga vendi, teksa e silësoi situatën si emergjencë kombëtare.

Megjithatë, besohet se prej kohësh virusi ka qenë i pranishëm në Korenë e Verriut, shkruan BBC.

Sipas autoriteteve të huaja, popullsia 25 milionëshe e vendit është e ekspozuar ndaj infektimit, pasi Koreja e Veriut ka refuzuar të administrojë një program vaksinash Covid-19.

Madje, Koreja e Veriut ka refuzuar ofertat nga komuniteti ndërkombëtar për të marrë miliona AstraZeneca dhe Sinovac të prodhuara në Kinë vitin e kaluar.

Strategjia e Koresë së Veriut për të luftuar Covid-in ka qenë mbyllja e kufijve të saj, teksa ishte një nga vendet e para që e bëri këtë në janar të vitit 2020.

Por kjo ka ndaluar gjithashtu hyrjen e produkteve thelbësore në vend, gjë që ka çuar në mungesa ushqimore dhe një ekonomi në kolaps.

Share This Article