Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the svp domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wptbox/wp-includes/functions.php on line 6121
Koreja e Veriut nuk është përgjigjur ende për takimin e Trump me Kim Jong Un < ALB UK News

ALB UK News

Koreja e Veriut nuk është përgjigjur ende për takimin e Trump me Kim Jong Un

Në një zhvillim të papritur, Trump tha të premten se e pranon ftesën e Koresë Veriore për bisedime direkte.

Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë thënë se Kim është i gatshëm të heqë dorë nga armët bërthamore.

RelatedPosts

Detajet për bisedimet e planifikuara mbeten të paqarta, pa asnjë marrëveshje mbi vendndodhjen apo rendin e ditës.

“Nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga regjimi i Koresë së Veriut në lidhje me takimin”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Unifikimit në Seul.

“Mendoj se ata po i qasen kësaj çështjeje me kujdes dhe se kanë nevojë për kohë për të organizuar qëndrimin e tyre”, tha zëdhënësi.

Koreja e Veriut është e izoluar me dekada për shkak të shkeljeve të dokumentuara të të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të armëve bërthamore, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Koreja e Veriut ka kryer gjashtë prova bërthamore dhe ka raketa që mund të arrijnë Shtetet e Bashkuara

Live ALBUK TV

Recent News