Koreja e Veriut nuk ka ndërmend t’i shesë armë Rusisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja e Veriut deklaroi se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe shtoi se nuk e ka në plane ta bëjë një gjë të tillë as në të ardhme, pas lajmeve nga SHBA se Moska po i drejtohej Phenianit për ndihmë.

Zyrtarë amerikanë thanë më herët se Rusia mund të blejë raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut, për shkak të humbjeve të mëdha të pësuara në luftën e Ukrainës.

Moska i mohoi raportet në atë kohë, ndërkohë që çdo shkëmbim armësh midis dy vendeve do të ishte në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Të enjten, në një deklaratë në televizionin shtetëror KCNA, një zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Koresë së Veriut tha: “Ne kurrë nuk kemi eksportuar armë ose municione në Rusi më parë dhe nuk e kemi në plan ta bëjmë këtë gjë”.

Ai akuzoi SHBA-në dhe forcat e tjera armiqësore për përhapje të thashethemeve për të ndjekur qëllimet e tyre politike dhe ushtarake.

Në fillim të shtatorit, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se blerjet e Rusisë nga Koreja e Veriut mund të përfshijnë miliona fishekë, raketa dhe predha artilerie.

Por zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, më vonë sqaroi se blerjet nuk ishin përfunduar ende dhe nuk kishte prova që sugjeronin se armët do të përdoreshin në luftën e Ukrainës.

Share This Article