Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un e ka pranuar zyrtarisht që vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.
Sipas BBC, duke iu drejtuar takimit me drejtuesit e lartë, Jong-un deklaroi se “situata e ushqimit tani po tensionet”.
Ai tha se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak të stuhive vitin e kaluar, që shkaktuan përmbytje.
Ka raporte që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje, derisa NK News raporton se një kilogram banane kushton 45 dollarë.
Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e COVID-19.