Koreja e Veriut po përgatitet për paradë ushtarake

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Imazhet nga sateliti tregojnë qindra njerëz në një zonë trajnimi në Korenë e Veriut që jep shenjë se po përgatitet për paradë ushtarake, raporton AP.

Faqja 38 North e cila merret me studime në Korenë e Veriut ka thënë se imazhet ku janë bërë edhe më parë parada të tilla, mund të ndodhin edhe tash.

Koreja e Veriut shpesh shënon përvjetorë të rëndësishëm për të me parada, dhe në vijim do të ketë data të tilla, si ajo e ditëlindjes së Kim Jong Il, babai i liderit aktual Kim Jong Un.

Megjithatë Koreja nuk ka zbuluar ngjarjet që do të shënojnë përvjetorët e ardhshëm. Por, në ditëlindjet e kaluara, Koreja e Veriut zakonisht organizon parada ushtarësh dhe prezanton sistemin e ri të armëve.

Share This Article