Koreja e Veriut prezanton pamje të shkrepura nga Hapësira gjatë testimit të raketës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja Veriore ka publikuar disa fotografi, të cilat ka thënë se janë siguruar nga testimi i raketës më të fuqishme në pesë vjetët e fundit.

Në fotografitë e shkrepura nga Hapësira shihen pjesë të Gadishullit Korean dhe zona tjera përreth.

Phenjani zyrtar ka konfirmuar të hënën se ka testuar raketën balistike me rreze të mesme veprimi, Hëasong-12.

Në kapacitet të plotë, kjo raketë mund të arrijë mijëra kilometra, duke vënë zonat sikurse territori amerikan Guam, brenda perimetrit të sulmit.

Testimi i fundit ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar.

Phenjani ka kryer shtatë testime të raketave vetëm në muajin janar – aktivitet i cili është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore, Japonia dhe kombe tjera.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ia ndalon Koresë Veriore testimin e raketave bërthamore dhe atyre balistike, prandaj edhe i ka vënë sanksione.

Mirëpo veri-koreanët vazhdimisht injorojnë ndalesën.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë të hënën se rritja e aktivitetit arsyeton nisjen e bisedimeve me Phenjanin.

Share This Article