Koreja e Veriut ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi të aftë të godasë pjesën më të madhe të Japonisë, thanë mediat shtetërore të hënën.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, testet e kryera gjatë fundjavës panë që raketat të udhëtonin deri në 1.500 km (930 milje) larg, sipas KCNA.
Një veprim i tillë sugjeron se vendi është ende i aftë të zhvillojë armë pavarësisht mungesës së ushqimit dhe krizës ekonomike.
Testi ishte i një “rëndësie strategjike” si një masë parandaluese për të garantuar sigurinë e Koresë së Veriut dhe për të “përmbajtur fuqishëm” manovrat ushtarake të forcave armiqësore, tha KCNA.
Kjo është raketa e parë me rreze të gjatë e vendit që mund të mbajë një kokë bërthamore, sipas analistit të Koresë së Veriut, Ankit Panda.
Sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike.