Koreja Jugore thotë se po e lufton valën e dytë të koronavirusit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet shëndetësore në Korenë Jugore për herë të parë të hënën kanë thënë se vendi është në mesin e një vale të dytë të koronavirusit përreth kryeqytetit Seul, e nxitur nga përhapja që e ka prejardhjen nga një festë në maj.

Qendra Koreane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më parë ka thënë se vala e parë e virusit në këtë shtet asnjëherë nuk ka përfunduar deri më tani, shkruan “Reuters”.

Megjithatë, drejtori i kësaj qendre, Jeong Eun-kyeong, tha të hënën se është bërë e qartë se një fundjavë festive në pjesën e parë të majit e ka shënuar fillimin e një vale të re të infektimeve, kryesisht në zonat me popullsi të dendur në Seul, ku më parë ishin regjistruar më pak raste.

“Në zonën metropolitan, ne besojmë se vala e parë ka qenë nga marsi në prill dhe nga shkurti në mars. Pastaj, shohim se ka vazhduar vala e dytë, e cila është nxitur nga festa në maj”, tha ai.

Në fund të shkurtit, Koreja Jugore e kishte shënuar kulmin e përhapjes së virusit me mbi 900 raste të infektimeve në ditë. Ky shtet ishte i dyti që kishte përjetuar numër të madh të rasteve pas Kinës.

Sidoqoftë, fushata e gjerë e testimit dhe përcjelljes kishte ndikuar në zvogëlimin e numrit të rasteve në fund të prillit.

Share This Article