Universiteti i Harvardit ka kundërshtuar presidentin amerikan Donald Trump pasi ai kërkoi që të paguante gati 9 milion dollarë (7.3 milion pound) në ndihmë të situatës së koronavirusit.
Presidenti tha se ishte i pakënaqur që kolegji më i pasur i rrjetit të kolegjeve Ivy League kishte marrë ndihma.
Por, universiteti tha që fondet do të ndihmojnë studentët që përballen me “nevoja urgjente financiare” për shkak të pandemisë.
Harvardi është vlerësuar universiteti më i pasur në botë me fondin me vlerë 40 miliardë dollarë.
Në konferencën e së martës për koronavirusin, Trump i tha një gazetari: “Unë dua që Harvardi t’i kthejë mbrapsht ato para, mirë? Nëse ata nuk do ta bëjnë këtë, ne nuk do të bëjmë diçka tjetër. Ata duhet të paguajnë, nuk më pëlqen. Kjo është menduar për punëtorët, kjo nuk është menduar për një nga institucionet më të pasura, madje më i pasuri në të gjithë botën. Ata duhet ta paguajnë atë.”
Në një deklaratë që pasoi, Harvard pranoi se ka marrë 8.6 milion dollarë përmes Aktit prej 2.2 trilionë dollarësh për Ndihmën e Koronavirusit, Lehtësimit dhe Sigurisë së Ekonomisë që Trump e nënshkroi muajin e kaluar.
Por, Harvardi nuk tha që do t’i kthejë mbrapsht paratë.
Kolegji ka shkruar në Twitter: “Harvardi është zotuar që 100% e fondeve të urgjencës së arsimit të lartë do të përdoren për të siguruar ndihmë të drejtpërdrejtë për studentët që përballen me nevoja financiare urgjente për shkak të pandemisë Covid-19”.
Universiteti tha se kishte ofruar ndihmë financiare për studentët me udhëtime, shpenzime jetese dhe arsim në internet gjatë pandemisë. (BBC)