Koronavirusi: 1000 pound gjobë nëse shkel karantinën pasi vjen në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria pritet të njoftojë se kushdo që arrin nga jashtë në Mbretërinë e Bashkuar mund të gjobitet me 1000 £ nëse nuk arrijnë të izolohen për 14 ditë.

Sipas planeve, zyrtarët shëndetësorë do të kryejnë kontrolle në për të verifikuar nëse njerëzit do të respektojnë karantinën.

Rregullat e reja, që do të zbatohen po ashtu edhe për britanikët që kthehen nga jashtë nuk pritet të hyjnë në fuqi deri në muajin tjetër.

Sekretari i Brendshëm Priti Patel do të japë më shumë detaje në konferencën ditore.

Numri i njerëzve që kanë vdekur me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 36.393 – një rritje për 351 në shifrën e së enjtes./BBC

Share This Article