Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja me virusin korona në vend, që paraqet rritjen më të madhe nga 9 maji kur ishin regjistruar 36 të infektuar.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 9 persona janë infektuar në Shkup, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, nga 2 në Ohër, Strugë, Veles dhe Manastir si dhe 1 person në Kumanovë. Ndërsa janë regjistruar gjashtë persona të shëruar. Të dhënat kanë dalë nga 394 teste nga institucioneve shëndetësore. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka arritur 20,088.
Sipas raportit, nga gjithsej 1,723 të infektuar, 1,235 janë shëruar, 95 kanë vdekur ndërsa 393 janë shëruar.