Koronavirusi, 34 persona në izolim shtëpiak, dy të infektuarit në gjendje stabile

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy personat e prekur nga virusi korona janë vendosur në karantinë në Klinikën Infektive në Shkup.

Gjendja e tyre është stabile ndërsa autoritetet njoftojnë se kanë formë të lehtë klinike të sëmundjes. Dhjetë persona tjerë – familjarë të të prekurve të cilët kanë pasur kontakt me çiftin janë vënë në izolim shtëpiak ndërsa izolim iu është shqiptuar edhe 24 personave tjerë të cilët kanë qenë në të njëjtin autobusë me të prekurit.

Të gjithë janë identifikuar, ndërsa një pjesë e tyre janë anketuar deri më tash, derisa tek disa të tjerë ende vazhdon anketimi nga ana e epidemiologëve. Njëri nga udhëtarët është shtetas i Shqipërisë, për të cilin është njoftuar ministria e atjeshme e Shëndetësisë.

Ndërsa shoferi i autobusit, pas arritjes në Maqedoni nga një shëtitje tjetër në Italia, sot i është nënshtruar testimit nga ana e mjekëve. Udhëtarët kanë qenë nga Shkupi, Tetova, Dibra, Veseli dhe Ohri./Alsat/

Share This Article