ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 2 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 3 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 3 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 3 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Koronavirusi, 870 mijë të infektuar në të gjithë botën

albnews by albnews
1 April, 2020
in Bota
0
Koronavirusi, 870 mijë të infektuar në të gjithë botën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pandemia, COVID 19 vazhdon të përhapet gjithandej, pavarësisht masave të shumta parandaluese që në mënyrë të sinkronizuar po i zbatojnë vendet e prekura. Numri i të infektuarve në botë ka mbërritur në rreth 870 000 ndërsa mbi 43 000 kanë humbur jetën.

Pos Italisë, me numër të madh viktimash po përballen edhe SHBA-ja e Spanja. Derisa Spanja për 42 orë shënoi 864 viktima, po kaq shënoi SHBA-ja vetëm për 24 orët e fundit. Kjo e shtyu Presidentin, Donald Trump t’i paralajmërojë amerikanët se do të përballen me javët më të vështira në histori.

RelatedPosts

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

“Do të jenë dy-tre javë të ashpra. Do të jenë dy-tre javët më të ashpra që kemi pasur ndonjëherë në shtetin tonë, do të humbasim mijëra njerëz. Dëgjoj se dje 29 njerëz kanë vdekur në Nju Xhersi, 173 në Nju Jork. I shohim numrat e viktimave. Asnjëherë më parë nuk kemi parë numra të këtillë! Është lehtë të jemi pesimist, por unë jam lideri i shtetit dhe dua të bëjmë punë të mirë. Dua të vdesin numër më i vogël i mundshëm i njerëzve dhe për këtë po punojmë”, tha Trump.

Ndërkohë ashtu si Gjermania edhe Britania e Madhe synon ta kopjojë modelin e Koresë së Jugut të parandalimit të pandemisë, përmes testimeve masive, 25 000 në ditë. Gjermania, Franca, Irani, Britania e Madhe vazhdojnë të mbeten pas Kinës në listën e shteteve më të prekura në botë.

Nga shtetet fqinje, Shqipëria ka 16 viktima nga 259 të infektuar, Kosova 1 viktimë dhe 112 të prekur, Serbia 23 viktima, 900 të infektuar, Greqia 49 viktima nga mbi 1300 të infektuar, ndërsa Bullgaria 8 viktima nga 400 të infektuar, por pasi njëri prej deputetëve doli pozitiv pritet që ditëve të ardhshme testit për COVID 19 t’i nënshtrohen të gjithë 240 deputetët bullgarë.

Ndonëse mbi 40 institucione shkencore në botë po përpiqen të gjejnë vaksinën kundër Koronavirusit, akoma nuk dihet se kur këto përpjekje do të kenë sukses. Nga ana tjetër, shkaku i masave parandaluese, në shtete të ndryshme tashmë kanë filluar të shfaqen përfitime: është pastruar ajri në Indi, në një nga 30 shtetet më të ndotura në botë, ndërsa në Australi u shuan zjarret mbi 200 ditëshe. E në kornizë të solidaritetit ndër-shtetëror, pas mjekëve që Shqipëria i dërgoi Italisë, aeroplanë nga Rusia ateruan për në SHBA me paisje mjekësore, ndërsa Tajvani do t’ua donojë 10 milion maska shteteve më të prekura dhe pret që së shpejti të jetë në gjendje të prodhojë 15 milion maska në ditë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result