Koronavirusi, Australia: Nëse vaksina funksionon, falas për 25 milionë shtetas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Australisë Skot Morrison deklaroi se do të donte të bënte të detyrueshme vaksinën për COVID-19 për të gjithë qytetarët australianë.

Deklarata u bë pasi qeveria e tij firmosi një marrëveshje me kompaninë Anglo- Swedish Astra Zeneca për prodhimin e vaksinës së mundshme covid-19 e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit.

Studiuesit shpresojnë të kenë rezultate në në fazën e tretë deri në fund të vitit.

Scot Morrison e përshkoi si një prej vaksinave më premtuese dhe më të avancuara në botë. Morrison tha se do të donte ta bënte të detyrueshme, por do të bëhej përjashtim nëse ekzistojnë arsye individuale mjekësore që e ndalojnë.

Gjithashtu ai shtoi se nëse vaksina rezulton e sukseshme dhe lejohet prodhimi atëherë qeveria federale do e prodhojë vetë dhe do bëjë falas për të gjithë shtetasit australianë, por kjo nuk ka gjasa të ndodh të paktën deri vitin tjetër.

Nëse kjo vaksinë rezulton efikase dhe ne e prodhojmë, do ta shpërndajmë dhe do ta japim falas për 25 milionë australianët” tha kryeministri

Nga ana e tij zëdhënësi i partisë laburiste në opozitë për shëndetin hodhi dyshime që Australia të kishte mundësitë prodhuese për ta bërë vetë vaksinën

Share This Article