Boris Johnson ka pranuar zhgënjimin për lehtësimin “kompleks” të bllokimit të koronavirusit të Anglisë.
Kryeministri shkroi të dielën në gazetën Mail se gjatë fazës tjetër të përgjigjes ndaj lehtësimit te kufizimeve do të ishin të nevojshme mesazhe më të ndërlikuara.
Komentet e tij vijnë mes kritikave në rritje për mënyrën e heqjes së kufizimeve në Angli.
Kryetari i Bashkisë së Manchester, Andy Burnham paralajmëroi kryeministrin se rrezikonte “thyerje të unitetit kombëtar” nëse ai injoron rajonet.
Dhe Sir Keir Starmer i Laburistëve ka fajësuar Johnsonin për mënyrën se si Uellsi dhe Anglia kanë devijuar në lehtësimin e bllokimit.
Në artikullin e tij, z. Johnson tha se qeveria po provonte diçka që “kurrë nuk është dashur të bëhet më parë”.
Ai tha se i besonte “mirëkuptimit të popullit britanik” për të respektuar rregullat e reja dhe falënderoi publikun për “qëndrimin me ne” deri më tani.
Kryeministri tha se ai kupton që njerëzit “do të ndjehen të irrituar me disa rregulla të reja”, duke shtuar: “Ne po mundohemi të bëjmë diçka që kurrë nuk është dashur të bëhet më parë – duke e zhvendosur vendin nga një bllokim i plotë, në një mënyrë që është e sigurt dhe nuk rrezikon të sakrifikojë të gjithë punën tuaj të vështirë “. (BBC)