Koronavirusi, dyfishohet numri i vdekjeve në 24 orë e fundit në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetë njerëz të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur, pasi kishin dal pozitiv në testime për koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21.

Zyrtari kryesor mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar, Prof Chris Whitty tha se të gjithë ata që që vdiqën, ishin pacientë në grupet “në rrezik”.

Po ahstu të gjithë viktimat ishin mbi moshën 60 vjeçaqre, raporton BBC.

Vdekjet e raportuara nga Londra, Birminghami dhe Leicesteri.

“Unë e kuptoj se kjo rritje në numrin e vdekjeve të lidhura me Covid-19 do të jetë një shkak shqetësimi për shumë njerëz. Publiku duhet të dijë, se çdo masë që ne marrim është duke kërkuar të shpëtojë jetë dhe të mbrojë më të prekurit”, tha Whitty .

Ai po ashtu tha se “secili prej nesh ka një rol të luajë, në zvogëlimin e përhapjes së virusit”.

Share This Article