Koronavirusi mund të shkaktojë ndryshimet më të mëdha në juritë gjyqësore që nga Lufta e Dytë Botërore, tha për BBC, drejtori i gjyqësorit në Angli dhe Uells, Lord Burnett.
Distancimi shoqëror mund të nënkuptojë më pak juristë në gjyqe dhe seanca të zhvendosura në ndërtesa më të mëdha siç janë amfiteatrot e universiteteve, tha ai.
Të gjitha seancat gjyqërore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u ndërprenë në mars për shkak të virusit.
Mendimi për rinisjen e tyre në mënyrë të sigurt po vazhdon, tha Lord Burnett. Nëse distancimi shoqëror zgjat me muaj, Lord Burnett paralajmëroi se “Do të jetë e nevojshme të merren masa më radikale për të bërë të mundur që gjyqet e jurisë të vazhdojnë.
“Unë do të mbështesja veprimin për të zvogëluar numrin e jurisë. Kjo u bë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me sa duket, do të ishte më e lehtë të sigurohej një gjykim i sigurt për të gjithë, me distanca sociale dhe masa të tjera paraprake.”
Ndërkohë, Sekretari i Drejtësisë Robert Buckland tha për programin e sotëm në BBC Radio 4 se ai ishte “jashtëzakonisht i interesuar” për të gjetur një zgjidhje praktike, si zvogëlimi i numrit të juristëve dhe gjyqeve virtuale, pasi këto mund të japin “rezultate të menjëhershme” në zhvillimin e seancave.
Ai tha se po e “konsideronte” legjislacionin “në të vërtetë, të krijojë një situatë të kohës së luftës në lidhje me juritë”, por shtoi se “ky proces do të marrë kohë”. “Unë kam nevojë për të parë masa, që mund të lejojnë juritë të kthehen në gjykatë që në muajin tjetër,” përfundoi sekretari Robert Buckland. (BBC)