Koronavirusi, KE: Jo kontrolle në kufijtë e brendshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përballë përhapjes së rasteve me koronavirusin e ri në Itali, Komisioni Evropian nuk dëshiron të rivendosë menjëherë kontrollet kufitare brenda BE-së, vendim i cili mbetet për t’u marrë nga shtetet anëtare, njoftoi sot institucioni.

Megjithatë, sipas KE-së, çdo vendim i tillë duhet t’u përgjigjet kushteve të rrepta.

“Tani për tani rekomandimi ynë për vendet anëtare nuk përfshin vendosjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm”, tha zëdhënësi i KE-së, Adalbert Jahnz, në një konferencë ditore për shtyp.

“Kodi Shengen në kufij lejon rikthimin e përkohshëm të kontrolleve, por çdo vendim duhet të merret në kushte të caktuara”, paralajmëroi nga ana e tij evrokomisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic.

Sipas Komisionit Evropian, ende asnjë vend nuk e ka njoftuar Komisionin për marrjen e një vendimi të tillë për shkak të COVID-19./ATSH/

Share This Article