Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka kërcënuar kryeministrin britanik, Boris Xhonson se do ta mbyllë kufirin me Britaninë e Madhe nëse nuk ndërmerren masa më të rrepta në parandalimin e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.
Xhonson mbrëmë ka urdhëruar mbylljen e bareve, restoranteve, teatrove, kinemave dhe qendrave fitnes me qëllim të ngadalësojë përhapjen e virusit.
Burime pranë kabinetit të presidentit francez, theksojnë se ky vendim i Xhonsonit erdhi pasi dje Macron i ka dhënë ultimatum se në të kundërtën nuk do të lejojë hyrje të shtetasve britanikë në Francë.