Si shkak i përhapjes së koronavirusit, nuk do të ketë shtrëngim duarsh në Angli.
Federata Angleze e Futbollit ka marrë disa masa për të shmangur përhapjen në masë koronavirusin, raportojnë mediat britanike.
Duke nisur nga kjo fundjavë, nuk do të bëhet më shtrëngimi i duarve mes lojtarëve me njëri-tjetrin dhe gjyqtarët, ritual ky i zakonshëm para çdo ndeshjeje futbolli.
Kjo masë do të aplikohet deri në një vendim tjetër, ndërsa në Angli po tregohen të kujdesshëm, për të mos përfunduar në mbylljen e stadiumeve.