Koronavirusi në Maqedoni, 4 viktima dhe 118 të infektuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit është rritur përsëri në krahasim me një ditë më parë mirëpo vetëm 9% prej tyre apo 118 kanë rezultuar pozitiv.

Me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi  në vend mbërriti në 5311. Sot numër dyshifrorë të të  infektuarve ka vetëm në Shkup, 55 dhe në Tetovë, 20.

Qytetet:

Shkup 55 raste
Tetovë 20 raste
Kumanovë 9 raste
Ohër 9 raste
Resnjë 5 raste
Gostivar 4 raste
Prilep 4 raste
Strugë 2 raste
Veles 2 raste
Strumicë 2 raste
Dibër 1 rast
Shtip 1 rast
Manastir 1 rast
Gjevgjeli 1 rast
Sveti Nikollë 1 rast
Kërçovë 1 rast

Sot në vend janë regjistruar shifra pozitive edhe tek të shëruarit. 74 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Lista e shëruarve përmban 2048 persona. Të njëjtin fat nuk e patën 4 personat nga Shkupi që humbën jetën gjatë natës, duke e çuar numrin e viktimave  në 251. Numri i rasteve aktive është 3012, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të bëra që nga fillimi i pandemisë është 53 248.

Share This Article