Të enjten ne ora 13:00, është thirrur takimi i liderëve të Maqedonisë së Veriut për gjendjen me koronavirusin.
Takimin e konfirmoi edhe kreu i VMRO-DPME-së Hristijan Mickoski. Ai nuk deshi te komentoje nëse ka gjasa të shtyhen zgjedhjet, por tha se në takim do të vendoset se çfarë do të ndodhë më tej.
Koronavirusi mund ti shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 Prill. Kështu mësohet nga burime brenda qeveritare për Alsat.