Koronavirusi, numri i të infektuarve në botë kalon shifrën 200.000

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i rasteve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar 200,000.

Sipas statistikave, deri në ora 14:00  në gjithë globin janë  regjitruar 204,610 njerëz të infektuar, ndërsa 8,269 pacientë kanë vdekur.

Kina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara , ndërsa pasa saj vjen Italia.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, numrin më të madh të rasteve e ka aktualisht Sllovenia (275).

Në Kosovë janë 19 të infektuar me koronavirus. Ndërkohë edhe një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e viktimave në këtë vend, si dhe numërohen 59 të infektuar. Në Maqedoninë e Veriut sot janë konfirmuar edhe 4 raste të reja duke e çuar numrin e të infektuarve në 35.

Share This Article